Bologna ishin padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A, me “Kuqeblutë’, që siguruan me meritë një biletë në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se ky grup i mrekullueshëm që është krijuar te kjo skuadër do të shkrihet gjatë merkato së verës.
Tekniku italo-brazilian, Thiago Motta do të largohet drejt Juventus, ndërkohë që me valixhe gati është edhe Joshua Zirkzee, “ylli” i skuadrës, me “tulipanin” holandez, që pëlqehet shumë nga “Zonja e Vjetër”, por edhe “Djajtë” e Milan, teksa nuk përjashtohen as kalimi në Premier League apo rikthimi te Bayern.
Për këtë aryse, drejtuesit e Bologna kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe në listën e dëshirave është edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Rapid Bucurest në Rumani.
“Dardani’ ka realizuar plot 19 gola këtë sezon me ekipin kryeqytetas me 23-vjeçarin nga Podujeva, teksa numëron edhe 5 asistime dhe falë këtyre performancave pozitive ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.
Benfica e monitoron prej kohësh, gjithashtu edhe Werder Bremen, por jo vetëm, pasi Rrahmani pëlqehet shumë edhe nga Bologna dhe sipas shtypit italian raporton se dyshja Sartori-Di Vaio po ndjekin me interes goleadorin e talentuar, për të cilin Bologna do të ishte një destinacion perfekt.
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…
Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…