Arabia Saudite vazhdon ofensivën për të tërhequr emra të mëdhenj nga futbolli evropian, dhe këtë verë duket se fokusi i saj ka kaluar tek Real Madrid.
Interesi për Vinicius Jr. është i njohur, por emra si Luka Modric dhe Lucas Vazquez janë gjithashtu pjesë e listës së dëshiruar nga klubet saudite në prag të afatit kalimter të verës.
None found
Sipas burimeve të afërta me klubin dhe raportimeve të MARCA, tani edhe mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të futbollit saudit.
Rüdiger së fundmi është parë duke darkuar me Fernando Hierro, drejtori sportiv i Al Nassr, si dhe me Fran Porras, figurë e afërt me Hierro dhe një emër me ndikim në futbollin spanjoll.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe disa agjentë, çka ka rritur ndjeshëm spekulimet për një transferim të mundshëm të gjermanit drejt Arabisë Saudite pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Verën e kaluar, Rüdiger ishte lidhur me një kalim te Al Ittihad, por këtë herë është Al Nassr që ka shfaqur interes konkret.
Me një kontratë që e mban në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor 2026, Real Madrid i ka bërë të qartë lojtarit se e ardhmja e tij është në dorën e tij.
Nëse Rüdiger vendos të largohet, klubi është i gatshëm të pranojë një tarifë transferimi dhe të nisë kërkimin për një zëvendësues.
Gjithsesi, burime të besueshme si Fabrizio Romano dhe Sky Sport raportojnë se Real Madrid e konsideron Rüdiger si një pjesë thelbësore të skuadrës dhe nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij këtë verë.
Për më shumë, madje, klubi do të ishte i hapur për një zgjatje kontrate në të ardhmen.
Vetë mbrojtësi gjerman është aktualisht i përqendruar te rikuperimi pas një ndërhyrjeje në gju dhe synon të rikthehet në fushë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube, ndaj Pachucas.
Në një intervistë të fundit, ai theksoi se është i lumtur te Real Madridi.
“Në futboll nuk i dihet asnjëherë, por për momentin jam shumë, shumë i lumtur këtu”, ka thënë Rudiger.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…
Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…
Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…
Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar ditën…