sport

Ylli i Premier League arrestohet për sulm ndaj të dashurës

Një lojtar nga Premier League është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar të dashurën e tij dhe gjithashtu i ka dërguar mesazhe jo të përshtatshme.

Akuzat janë raportuar nga ‘The Sun’, i cili thotë se situata është shumë serioze dhe pretendohet se ka të paktën disa akuza. Thuhet se policia në vitin 2019 ka shkuar te shtëpia e lojtarit për ta arrestuar por për një shumë të konsiderueshme parash të dhëna nga lojtari, i ka dhënë fund çështjes.

Të lidhura

None found

Futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, ka angazhuar avokatët e tij të cilët kanë bërë propozimin e pagesës.

Themeluesja e fushatës së Futbollit të Bashkuar Kundër Dhunës në Familje, Teresa Parker tha për The Sun: “Ky rast tregon se si sasia e konsiderueshme e pushtetit dhe e parave brenda futbollit mund të nënkuptojë se akuzat për abuzim në familje  ose forma të tjera të dhunës ndaj grave nga lojtarët, shihen si çështjet që duhen menaxhuar”.

“Si në këtë rast, ajo që mund të ndodhë është që të bëhet çdo përpjekje që ajo që shihet si problem të largohet”.

“Të gjitha klubet dhe organizatat e futbollit duhet të kenë politika të abuzimit në familje, për t’u siguruar që ata të mos bëhen mundësues dhe justifikues të meshkujve që abuzojnë me partneret e tyre”, thuhet më tej nga ajo.

Lajmet për arrestimin vijnë pasi Mason Greenwood i Manchester United u arrestua muajin e kaluar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje përpara se të lirohej me kusht.

Megjithatë, nuk ka asnjë sugjerim që lojtari i paidentifikuar në raportin e ‘The Sun’ është Greenwood./ h.ll/albeu.com

të fundit

Papa Leo XIII nuk parashikon ndryshime të afërta për priftërinjtë e martuar

Papa Leo XIII ka deklaruar se nuk ka plane të menjëhershme për të ndryshuar doktrinën e Kishës Katolike në lidhje…

1 minute ago

Skandali financiar në Paraguai: Ish-presidenti kalon nga qelia luksoze në burgun ushtarak

Ish-presidenti i Paraguait, Santiago Pena, pritet të transferohet në një burg ushtarak, ku do të qëndrojë në pritje të procesit…

2 minutes ago

20-vjeçari humb jetën nga treni, bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Casteggio-s, në provincën e Pavias në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë moldave…

2 minutes ago

Montimi i kundërt i gomave të dimrit: frenim më i mirë në borë, por rrezik më i lartë në shi

Një test i realizuar thuhet se ka zbuluar se montimi i gomave të dimrit në drejtim të kundërt nga ai…

2 minutes ago

Chevrolet El Camino i modifikuar fiton Hot Wheels Legends Tour 2026

Matt McEntegart ka rikthyer titullin e Hot Wheels Legends Tour në SHBA për herë të parë pas katër vjetësh. Automobili…

2 minutes ago

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari! Financues dhe negociator i trafikimit të 485 kg d*ogë (EMRI)

Një 49-vjeçar i akuzuar si një prej financuesve dhe negociatorëve të trafikimit të 485 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në vitin…

4 minutes ago