sport

Ylli i Arsenalit, Zinchenko tregon se a do të luftonte në Ukrainë nëse do të thirrej nga vendi i tij

Futbollisti i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka zbuluar se do të largohej nga Britania e Madhe për të luftuar në Ukrainë nëse do të thirrej.

27-vjeçari ka thënë për BBC Newsnight se ai ka dhuruar rreth 1 milion funte për të ndihmuar njerëzit në vendin e tij që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

Ai tha se Ukraina është bërë një “mburojë” për Evropën dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje.

Të mërkurën, presidenti i vendit nënshkroi në ligj një projektligj që ul moshën e mobilizimit ushtarak nga 27 në 25 vjeç.

Kjo do t’i mundësonte vendit të thërriste më shumë njerëz për të rimbushur rezervat e tij dhe vjen pasi Presidenti Volodymyr Zelensky tha në dhjetor se vendit do t’i duheshin 500 mijë ushtarë të tjerë për t’u mobilizuar.

BBC Newsnight e pyeti futbollistin nëse do t’i përgjigjej një thirrjeje për të luftuar, nëse do të shihte më shumë vlerë në këtë sesa të qëndronte për të luajtur futboll në Ligën Premier.

“Unë mendoj se është një përgjigje e qartë. Unë do të shkoja të luftoja”, ka thënë fillimisht Zinchenkos, i cili shtoi se kishte ish-shokë të shkollës që luftonin në vijën e parë.

“Është e vështirë të kuptosh se kohët e fundit kemi qenë në të njëjtën shkollë, kemi luajtur në shesh lojërash ose në fushën e futbollit dhe tani ata duhet të mbrojnë vendin tonë”.

“Sinqerisht, është kaq e vështirë ta pranosh këtë, por është ajo që është. Ne nuk mund të heqim dorë”.

Zinchenko tha se situata në vend është “super e vështirë”, por ai dhe familja e tij ishin “krenar për presidentin”.

“Unë e di se ndoshta disa njerëz mund të mendojnë se është shumë më e lehtë për mua të jem këtu [në Londër] sesa të jem atje [në Ukrainë]. Unë me të vërtetë shpresoj se kjo luftë do të përfundojë së shpejti”.

“Unë do t’i mësoj fëmijët e mi atë që ata kanë bërë”, përfundoi ylli i Arsenalit. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 15 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe…

4 hours ago

Me armë në dorë/ Çfarë postonte 14 vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq

“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes…

4 hours ago

Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për…

4 hours ago

U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik. Maloku, student i dalluar…

5 hours ago

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon…

5 hours ago

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa…

6 hours ago