Përzgjedhja e ekzekutuesve të penalltive nga trajneri Gareth Southgate për ndeshjen kundër Italisë në finalen e Euro 2020 po kritikohet me të madhe.
Rashford, Sancho dhe Saka gabuan nga pika e bardhë dhe kjo ka bërë bujë të madhe në Angli.
“Nëse ju jeni Sterling ose Grealish, nuk mund të qëndroni të ulur dhe tua lini penalltitë disa fëmijëve t’i gjuajnë”, ka shkruar Sky Sport News në Twitter.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Grealish i cili ka thënë se e ka kërkuar të gjuaj një penallti.
“Kërkova ta merrja një edhe unë. Ai ka marrë shumë vendime të drejta përmes këtij turneu dhe ai bëri edhe sonte. Por nuk lejoj që njerëzit të mendojnë që nuk doja të merrja një penallti, kur unë e doja një”, ka shkruar Grealish.
Prej disa ditësh, mediat turke u mbushën me spekulime se martesa mes aktorit Burak Özçivit dhe aktores Fahriye Evcen po…
Një mjek është vendosur nën hetim nga policia pas kallëzimit të bërë nga një qytetare e cila pretendon se është…
Gjykata e Lartë, nuk ka pranuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi prishje të…
Këtë të enjte, Eugena Tomini, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë, ndërsa Edona Bilali, e cila më herët ka mbajtur edhe…
Këtë të enjte, teksa ishte i ftuar në programin e drekës në News24, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka…
Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat në…