Kupa e Amerikës e këtij edicioni rrezikon të anulohet përfundimisht pasi yjet e kombëtareve kryesore nuk duan të marrin pjesë në një aktivitet që zhvillohet në Brazil.
CONMEBOL, pasi i hoqi organizimin Kolumbisë dhe Argjentinës, për shkak të situatës me pandeminë, e zhvendosi atë në Brazil, edhe pse ky vend është i goditur rëndë nga pandemia.
Kjo solli protestën e yjeve të skuadrave, me ata të Brazilit të cilët edhe publikisht kritikuan këtë vendim nëpërmjet kapitenit Kasemiro i cili bojkotoi konferencat për shtyp, apo edhe trajnerit Tite.
Lojtarët nuk duan që të marrin pjesë në një aktivitet të tillë që do të bënte të hiqej vëmendja nga situata alarmuese në shumë pjesë të vendit dhe janë gati të bojkotojnë aktivitetin.
Pas ndeshjeve të fundit për eliminatoret e Botërorit, lojtarët e Brazilit pritet të dalin me një qëndrim të unifikuar kundër këtij aktiviteti dhe të njëjtin parashikohet ta mbajnë edhe të kombëtareve të tjera kryesore.
Mediat në Amerikën e Jugut bëjnë të ditur se edhe Mesi & Co. te Argjentina janë të të njëjtit mendim dhe të gatshëm të ndjekin shembullin e Brazilit, ashtu si edhe Uruguai ky Kavani e Suarez janë në kontakt të vazhdueshëm me brazilianët dhe argjentinasit falë miqësive që kanë krijuar në klubet ku kanë luajtur.
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë…
Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.
Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…
Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…
Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…