Italia dhe Zvicra takohen në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, pasi që të dyja Kombëtaret përfunduan në vendet e dyta në Grupin A dhe B.
Një ndeshje fantastike pritet të jetë, pasi dy kombëtaret kërkojnë kalimin në çerekfinale të Evropianit.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se kanë analizuar me kujdes ndeshjet e Italisë dhe se italianët duhet të shqetësohen që përballen me Zvicrën.
“Ne e ndoqëm ndeshjen e Italisë me shumë kujdes, duke analizuar taktikat dhe strategjitë. Ditët do të shikojmë në detaje vlerësimin e kundërshtarit dhe sinqerisht mezi presim të përballemi me ta”.
“Ne në fakt, nuk duam të shqetësohemi shumë për skuadrën e Spallettit dhe mendoj se e kundërta është e vërtetë: Italia duhet të shqetësohet për mënyrën se si ne luajmë duke, qenë se gjërat po funksionojnë mirë për ne”, tha Yakin.
Tutje trajneri zviceran tha se Italia është e paparashikueshme, por që helvetikët kanë cilësi dhe përvojë të mjaftueshme për ndeshje si kjo.
“Italia i nisi dy ndeshjet e para me taktika dhe lojtarë të ndryshëm në krahasim me të tretën, kur zgjodhi një strategji më mbrojtëse, duke qenë se kroatët ishin të detyruan të fitonin. Ata ndërrojnë shpeshherë lëkurë, janë të paparashikueshëm, por ne jemi të përgatitur nga pikëpamja mendore: kemi cilësi dhe përvojë të mjaftueshme për t’i mbijetuar një ndeshjeje si kjo”, deklaroi Yakin.
Italia dhe Zvicra takohen të shtunën me fillim nga ora 21:00 në Berlin. /Telegrafi/
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…
Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një…
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…