Xherdan Shaqiri ka filluar fazën përgatitore me Baselin, duke lënë të kuptohet se synon të vazhdojë rrugëtimin e tij me ekipin zviceran edhe në sezonin e ri.
Pas rikthimit nga SHBA, ai e udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit të kampionit dhe triumfit në Kupën e Zvicrës.
Së fundmi, ish-trajneri i Baselit, Fabio Celestini, mori drejtimin e CSKA Moskës dhe gazeta Blick, e pyeti Shaqirin dhe drejtuesit e klubit për këtë zhvillim.
Shaqiri ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi ku është kapiten dhe lider.
“Për momentin nuk ka para që më largojnë nga Baseli. Ndihem komod këtu, ashtu si e kemi parë në edicionin e kaluar”, ka thënë Shaqiri.
Por, ai nuk ka kritikuar Celestinin për kalimin në Rusi.
“Fabio me vetëdije zgjodhi rrugën e tij dhe duhet të respektohet kjo. Kalimi në Moskë me gjasë është zgjedhje e duhur për të. Qartë se do të bëj punë të mirë atje”, ka theksuar Shaqiri. /Telegrafi
Ditën e sotme, Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.…
Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…
Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës. Ai me origjinë është…
Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj,…
Sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar të largohet nga Borussia Dortmundi për shkak të kërkesës të së dashurës…
Në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit ku ishin të pranishëm partnerë europianë, të shoqërisë civile dhe…