Pas një aventure të rëndësishme me Egnatian, Arbenit Xhemajli ka vendosur të nisë një kapitull të ri, duke u transferuar te Selangor në kampionatin malazez.
None found
Qendërmbrojtësi u prezantua sot te klubi i kuq. Pak orë më vonë, ai publikoi një mesazh në Instagram, përmes të cilit falënderoi ish-ekipin, presidentin Agim Demrozi, drejtorin Klejdi Zenelaj, stafin dhe të gjithë personat që kontribuuan në rrugëtimin historik të skuadrës së Rrogozhinës.
Xhemajli shprehet mirënjohës për përvojën e përjetuar te Egnatia dhe veçon edhe mbështetjen e tifozëve, ndërsa thekson se largohet me kujtime të shumta dhe me krenarinë se ka dhënë gjithçka për fanellën.
“Faleminderit Egnatia, faleminderit Rrogozhinë, faleminderit Shqipëri! Jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe mirënjohës për çdo moment që kemi përjetuar së bashku.
Dua të falënderoj presidentin Agim Demrozi dhe drejtorin Klejdi Zenelaj për besimin dhe mbështetjen. Falënderoj gjithashtu të gjithë stafin, trajnerët, bashkëlojtarët e mi dhe çdo person që ka kontribuar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozët.
Largohem me shumë kujtime dhe me krenarinë që kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Ky klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.”
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…