Një prej banorëve të “Big Brother Vip” është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana.
E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda. Ai po përflitet sidomos për afrimitetin e tij me Fifin.
Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip” paska patur një histori të vetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku ai i cili ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij. Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër.
Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta arrijë patjetër.
Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.
I kontaktuar më herët për mediat Loriku tregoi se nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë reality show.
Neda Balluku, gjatë një interviste teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur më shumë…
Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…
Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur…
Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe…
Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit. Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë…