Në vigjiljen e ndeshjes mes Zvicrës dhe Danimarës ka ende vend për atë çfarë ndodhi në takimin e humbur nga përfaqësuesja helvete në Serbi. Të gjithë gazetarët zvicerianë ishin të interesuar për mënyrën se si Jakin ka zgjidhur goditësit e penalltisë.
Sipas medieve zviceriane në të gjitha ndeshjet trajneri cakton tri goditës. I pari është Granit Xhaka, i cili është edhe kapiteni i skuadrës ndërsa i dyti është zëvendëskapiteni, Manuel Akanzhi. Sa i përket emrit të tretë mësohet se ai vend është vakant pasi varet nga njëmbëdhjetëshja, e cila zbret në fushë.
None found
Për këtë motiv Bril Embolo nuk duhej që të prezantohej në pikën e bardhë, pasi në fushë ishte si Granit Xhaka dhe Manuel Akanzhi.
Për këtë temë u prononcua vetë kapiteni i skuadrës, i cili tregoi përse nuk refuzoi që ti kalonte topin Embolosë. “Bril ndihej mirë. Ne jemi një ekip dhe për mua ka shumë rëndësi nëse dikush ndihet mirë dhe kërkon të marrë përgjegjësi. Më pëlqejnë shumë lojtarët, të cilët në të tilla momente hedhin një hap para dhe marrin përgjegjësi”, tregoi Xhaka.
Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…
Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…
Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…
Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbrojtur reagimin e Policisë së…