Categories: sport

Xhaka hap debat në Zvicër pas 1-1 me Katarin, Huggel: Ai flet gjithmonë troç

Nisja e Zvicrës në turneun e Kupës së Botës rezultoi një dështim i madh. Përballë Katarit, ekipi i drejtuar nga Murat Yakin nuk arriti ta ruante avantazhin që dukej i mjaftueshëm për fitore dhe në fund u mjaftua me një barazim.

Ky zhvillim e irritoi sidomos kapitenin Granit Xhaka, i cili edhe këtë herë nuk e fshehu qëndrimin e tij në deklaratën e dhënë pas përfundimit të ndeshjes.

Të lidhura

None found

“Nëse trajneri sjell një lojtar dhe ai lojtar përpiqet të bëjë gjithçka, dhe ju humbni disiplinën në pozicione të caktuara, atëherë bëhet e vështirë”, tha Xhaka, duke kritikuar hapur futbollistët që u aktivizuan nga stoli.

“Thjesht duhet të bësh atë që trajneri kërkon prej teje dhe të mos ndihesh sikur duhet të jesh ‘showman’ dhe të bësh gjithçka vetë”, shtoi ai.

Qëndrimi i kapitenit zviceran gjeti mbështetje te ish-reprezentuesi Beni Huggel. Sipas tij, disa prej lojtarëve që hynë gjatë lojës nuk i zbatuan siç duhet detyrat taktike.

“Manzambi dhe Amdouni nuk i mbajtën mirë pozicionet e tyre. Të dy duhej të kishin luajtur më shumë në krah”, u shpreh Huggel në rolin e ekspertit për “Blue Sport”.

Ai theksoi gjithashtu se nuk sheh asgjë problematike te fakti që Xhaka i bën publike këto çështje.

“Mendoj se është mirë që e thotë këtë. Nëse nuk i adreson këto çështje, atëherë vetëm sa gënjen veten”, deklaroi Huggel.

Megjithatë, ish-mesfushori zviceran pranoi se mbetet për debat nëse këto kritika duhet të shprehen para mediave apo të diskutohen vetëm brenda skuadrës.

“Xhaka mund t’i shmangte këto deklarata para mediave, por ai nuk është i tillë. Ai gjithmonë flet hapur dhe e shpreh atë që mendon”, shtoi ai.

Me këtë vlerësim u bashkua edhe Andreas Boni, kryeredaktor i “Blue Sport”, i cili e përshkroi Xhakën si një njeri që flet pa doreza.

“Graniti është një person që gjithmonë thotë atë që mendon”, tha Boni.

Sidoqoftë, ai vuri në dukje se pesha e fjalëve të kapitenit mund të bjerë nëse kritikat publike përsëriten pas çdo takimi.

“Nëse të njëjtën gjë do ta thoshte Gregor Kobel apo Breel Embolo, do të kishte një efekt tjetër. Nuk do të çuditesha nëse në ndeshjet e ardhshme përgjegjësia ndahet edhe nga liderë të tjerë të skuadrës për të mos lënë gjithçka mbi shpatullat e Xhakës”, u shpreh Boni.

Nga ana tjetër, Huggel mendon se jo çdo lojtar ka të njëjtën prirje si kapiteni për t’i thënë gjërat publikisht.

“Ndoshta të tjerët i diskutojnë këto gjëra brenda ekipit dhe ne nuk dëgjojmë për to. Por është e rëndësishme të kesh lojtarë si Graniti, që e mbajnë gjithmonë brenda vetes dëshirën për të fituar”, theksoi ai.

Sipas Huggelit, pikërisht kjo qasje e veçon Xhakën si lider të kombëtares së Zvicrës.

“Do të doja të kishte edhe disa lojtarë të tjerë me të njëjtin mentalitet”, përfundoi ish-reprezentuesi zviceran.

të fundit

Haradinaj: Partia fituese dogji mandatin e 120 deputetëve

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mandati i 120 deputetëve është djegur. Ai ka fajësuar partinë fituese, që…

57 seconds ago

Traffic in Skopje subject to special regulations on Tuesday

Nesër (e martë, 8 shtator) me rastin e festës "Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut", duke filluar…

1 minute ago

Thirrje për shpalljen “non-grata” të Patriarkut Porfirije pas nderimeve për Mlladiçin

Aktivisti Rron Gjinovci ka kërkuar që Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të shpallet person non-grata në Kosovë, pas deklaratave…

10 minutes ago

Trafiku në Shkup i nënshtrohet rregullave të posaçme të martën

Nesër (e martë, 8 shtator) me rastin e festës "Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut", duke filluar…

13 minutes ago

Golashënuesi më i mirë i historisë së Champions-it, i përjashtuar nga formacioni ideal i L’Equipe

Një nga vendimet më të diskutueshme në historinë e përzgjedhjeve të formacionit ideal të Ligës së Kampionëve vjen nga prestigjiozja…

17 minutes ago

Françeska Murati rrëfen ndarjen nga babai i djalit të saj dhe sqaron foton me “burrin misterioz

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-partneri i saj.…

18 minutes ago