Bayer Leverkusen fitoi kampionatin gjerman për herë të parë në 120 vjet histori të klubit.
Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka qenë një nga më të mirët në fushë në ndeshjen që i dha titullin Bayer Leverkusenit, ku shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 5-0 ndaj Werder Bremen.
31-vjeçari tha se të bëhesh kampion gjerman për herë të parë ishte një ëndërr e realizuar.
“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përmbledhur emocionet që kam. Të rikthehem pas sezonit tim të parë në ligë është e pabesueshme”.
“Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, një lojë të shkëlqyer, jo pjesën e parë, por pjesën e dytë që bëmë mirë, dhe tani ne kënaqemi”, tha Xhaka.
Por prishtinasi nuk ngopet vetëm me titullin e kampionit në Gjermani, pasi ai kërkon ta fitoj edhe Kupën e Gjermanisë ku në finale janë me Kaiserslauternin si dhe Ligën e Evropës.
Ai i ka bërë një premtim të madh tifozëve të klubit gjerman se do të tentojnë t’i sjellin në shtëpi edhe dy trofe të tjerë.
“Kur gjuan një top në moshë të re, ëndërron momente të tilla. Ishte punë e vështirë dita-ditës, me të gjithë ata që u përfshinë në këtë klub. Në karrierën time 14 vjeçare futbollistike, është e veçantë për mua, por edhe më shumë. Është më e veçantë për këtë klub tani duam më shumë, dhe të marrim edhe të tjerët trofe”, tha Xhaka.
Këtë sezon Xhaka shënoi 2 gola dhe bëri 1 asistim në 41 paraqitje për klubin e tij.
Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…
Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…
Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…
Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…