sport

Xavi tregon arsyen kryesore të largimit të Griezmann nga Barcelona

Barcelona do të përballet sot (e diel) ndaj Atletico Madridit në udhëtim në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga, në atë që mund të jetë një ndeshje jetike për vazhdimësinë e blaugranasve në kampionat.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, ka folur për arsyen e largimit të Antoine Griezmann, i cili u rikthye tek Atletico Madridi pas një aventure dyvjeçare tek Barcelona.

Sipas asaj që thotë tekniku spanjoll, largimi i francezit ka të bëjë kryesisht vetëm për shkak të situatës financiare të Barcelonës.

“Ne vendosëm që ta lejojmë Antoine Griezmann që të largohet vetëm për shkak të situatës financiare, klubi duhej ta lejonte që të largohej”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Griezmann është një lojtar që e pëlqej shumë, por ai u largua për këtë arsye”, është shprehur ai.

Reprezentuesi francez në një intervistë të dhënë më parë, kishte pranuar se kalimi i tij tek Barcelona ka qenë një lëvizje e gabuar.

“Kam vendosur të largohem sepse kam arritur kufirin tim mendor. Duhej të largohesha. U mundova që të qëndroja, por e kuptova se nuk isha i lumtur njësoj sikur në Madrid”, kishte thënë Griezmann për Marca. /Telegrafi/

të fundit

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, ja sa do të kushtojë

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë. Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi…

24 minutes ago

Universi ka një mesazh për ty/ Nihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator

Fillimi i shtatorit në ditët që po vijnë, do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi…

39 minutes ago

Donin t’i vinin tritol këngëtarit Joz Marku – autorët ngatërrojnë shtëpinë

Në orët e para të kësaj të marte, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të…

1 hour ago

Përplasi me makinë për vdekje dy motrat, ja çfarë vendosi gjykata për 23-vjeçarin Kevin Norra

Këtë të mërkurë, gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi…

1 hour ago

Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën…

2 hours ago

Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit

Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj…

2 hours ago