Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Real Madridi është skuadra më në formë në Spanjë, përpara takimit të tyre në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës të mërkurën.
“Unë shoh një skuadër të Barcelonës në ndërtim dhe skuadrën e Real Madridit në një formë shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë asgjë”, tha ai në konferencën e tij për shtyp.
“Ne jemi përballur me ta në të gjitha situatat. Nuk do të jetë e lehtë të imponojmë lojën tonë sepse ata janë skuadra më në formë në Spanjë”.
Xavi thotë se ka parë përmisim të ekipit që kur ka marrë drejtimin, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Unë shoh gjëra të mira në ekip. Duhet të jemi autokritikë, po, por unë shoh gjëra të mira”, vuri në dukje ai.
“Në aspekte të tjera jemi mirë. Duhet të vazhdojmë ndërtimin e këtij projekti. Nesër është një test i mirë për të ditur se ku jemi”.
Xavi mendon se një fitore ndaj rivalëve të tyre mund të jetë një pikë kthese për ekipin e tij.
“Mund të jetë një pikë kthese. Hyrja në një finale dhe më pas fitimi i një titulli do t’i jepte besueshmëri të jashtëzakonshme projektit tonë”, tha ai.
“El Clasico janë të paparashikueshme. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë, pavarësisht nga diferenca e pikëve”, përfundoi Xavi.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…