Kylian Mbappe ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain dhe kjo është tanimë zyrtare.
Sulmuesi francez i ka kumtuar lajmin parisienëve se në verë do të largohet nga Parc de Princes si lojtarë i lirë pasi kontrata e tij skadon.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të alarmohen për të nënshkruar me francezin, një ndër to edhe Barcelona.
Përkundër krizës financiare katalunasit ëndërrojnë të nënshkruajnë me francezin dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
“A mund të nënshkruajë Barça me Mbappe? Nuk kam shumë për të thënë. Ajo që është bërë zyrtare është se Mbappe po largohet nga PSG,” tha Xavi për mediat.
“Situata jonë është ndryshe. Duhet ta përfundojmë mirë sezonin, kemi ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Nuk mund t’ju përgjigjem,” shtoi Xavi.
Përgjigja e Xavi për një pyetje tjetër për Mbappe ishte: “Mos më bëni më pyetje për Mbappe, ju lutem! Nuk mendoj se duhet të flas për të”, tha ndër të tjera Xavi.
Barcelona është emëruar në mesin e klubeve që mund ta marrin Mbappe pasi u zbulua se ai ka vendosur të largohet nga PSG.
Megjithatë, shanset e Barçës për të nënshkruar Mbappe janë të pakta duke marrë parasysh krizën e madhe të gjigantit katalunas. /Telegrafi/
Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni…
Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e…
Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”.…
Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa…
Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e…
Reperi Lim Hoti, një ndër personazhet më të komentuar si banori i radhës që do t’i bashkohet kastit të Big…