Xavi po përgatit një rotacion masiv për ndeshjen e kësaj të shtune në “Nuevo Mirandilla”, ndaj Cadiz, teksa edhe pse Barça është ende në lojë, ta paktën matematikisht, për titullin e La Liga, prioritet, aq më tepër pas rezultatit të ndeshjes së parë në Paris, është trofeu i Champions League.
Objektivi kryesor është mbrojtja e futbollistëve veteranë. Lewandowski i pezulluar dhe Gundogan nuk do të luajnë, me këta dy të fundit, që ishin ndër më të mirët në “Parc des Princes” dhe stafi i trajnerëve i konsideron ata kyç për ndeshjen e kthimit, teksa është thelbësore që ata të rikuperohen fizikisht dhe të kenë këmbë të freskëta në “Montjuic”.
None found
Xavi do të ndryshojë krejtësisht sulmin. Raphinha dhe Lamine duhen gjithashtu të freskët për ndeshjen e dytë ndaj PSG, me Joao Felix, Vitor Roque dhe Ferran Torres pritet të formojnë treshen e sulmit në ndeshjen e fundjavës në kampionat, megjithatë sulmi nuk është reparti i vetëm që do të ketë ndryshime.
Një mundësi është që Christensen të luajë qendërmbrojtës dhe para repartit të pasmë do të jenë të dy, De Jong dhe Pedri, me Fermin më të avancuar.
Ky opsion do t’i jepte mundësi “veteranit”, Sergi Roberto të luante në krahun e djathtë, ndërsa Hector Fort ose Marcos Alonso mund të luajnë në krahun e majtë. /i.m /abcnews.al
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…