Xavi Hernandez ka marrë një lajm të keq sa i takon lojtarëve. Sergino Dest u dëmtua në përballjen me Galatasarayn mbrëmjen e djeshme, duke u detyruar të linte fushën e lojës i dëmtuar.
Mbrojtësi mori një dëmtim që vjen në momentin më të mirë të paraqitjes së tij, ndërsa lëndimi i tij duket serioz, me Dest që humbet kështu “El Clasicon” ndaj Real Madrid.
Klubi zbulon se mbrojtësi ka pëson një dëmtim në kofshën e majtë, teksa pas kthimit në Barcelona Dest iu nënshtrua testeve mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Në deklaratën e klubit nuk është specifikuar koha e rikuperimit dhe sa kohë lojtarit do t’i duhet të kthehet me skuadrën. Sipas dëmtimin minimumi që Dest do të mungojë është 2-3 javë.
Një mungesë kjo për Xavin i cili me shumë mundësi mbrojtësin nuk do ta ketë gati as për përballje në Europa League kundër Eintracht Frankfurt më 7 prill, që do të luhet edhe çerekfinalja, me Barçën që mision ka kualifikimin në gjysmëfinale. Nëse nuk rikuperohet në kohë dhe pa mundësinë e përdorimit të brazilianit, trajneri mund të përodrë Araujo, siç bëri në Turqi, ose Oscar Mingueza./ h.ll/albeu.com
Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri…
Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit. Burime të afërta…
E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, moderatorja Anita Haradinaj ndau për herë të parë detaje personale mbi familjen dhe…
Dita më e nxehtë e vitit, deri më tani, u regjistrua të shtunën (12/7) në Skoci, Uells dhe Irlandën e…
Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë…
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një…