Trajneri i Barcelonës, Xavi mund të bëjë një kthesë shokuese dhe të qëndrojë në klubin katalunas pasi më parë kishte njoftuar se do të largohej në fund të sezonit.
Në janar, pas humbjes 5-3 ndaj Villarrealit në Estadio Olimpico Lluis Companys, Xavi 44-vjeçari tha se do të tërhiqej nga puna e trajnerit te Barcelona.
“Dua të njoftoj se më 30 qershor nuk do të vazhdoj më si trajner te Barça. Mendoj se situata duhet të ndryshojë rrjedhën dhe si kërkues nuk mundem të lejojë situatën aktuale”, tha Xavi në konferencën e tij për shtyp.
Thashethemet u përhapën se kush mund të marrë drejtimin nga Xavi, por që nga njoftimi, Barça ka nisur një seri të pabesueshme prej 12 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.
Ata janë të dytët në La Liga dhe janë një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitoreje mbresëlënëse 3-2 në udhëtim te Paris Saint-Germain.
Sipas gazetarit Fernando Polo nga Mundo Deportivo, Xavi ende mund të qëndrojë te Blaugranët.
Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco janë të etur që Xavi të mbetet, por thuhet se vendimi i tij varet nga dy kërkesa kryesore.
Si fillim, ai kërkon garanci se nuk do të ketë një largim të profilit të lartë nga skuadra e tij – edhe me problemet financiare të mirëdokumentuara të klubit.
Përveç kësaj, Xavi thuhet se dëshiron përforcime të reja “të rëndësishme” për të forcuar skuadrën e tij në të ardhmen.
Të tillë si Martin Zubimendi, Joshua Kimmich dhe Bernardo Silva janë cilësuar të gjithmonë si objektiva të mundshëm të verës. /Telegrafi/
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…