Xavi Hernandez ishte sot i pranishëm në konferencën për shtyp ku foli për disa çështje që kanë të bëjnë me transferime të lojtarëve, Dembele, Coutinho dhe Alves, tekniku i sqaron të gjitha.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur se Alvaro Morata do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, ndërsa Erling Haaland po ashtu është në radarët e blaugranave, tkeniku i katalanasve i cilëson thjeshtë hipoteza.
None found
Morata dhe Haaland? Nuk do flasim për hipoteza. Më mirë të flasim për atë që kemi për të folur. As Morata dhe as Haaland nuk janë lojtarët e mi, kur të jenë atëherë do flasim, ka theksuar Xavi në konferencën për shtyp.
Dembele? E kam thënë tashmë se pres një përgjigjje nga ana e tij. Ky projekt që kemi nisur mund te jetë i mirë për të. Të presim çfarë do të vendos lojtari.
Coutinho? Nuk kam folur akoma me të. Për të blerë lojtarë duhet të ketë largime. Ne jemi të varur nga kjo, sepse duam të regjistrojmë edhe Dani Alves dhe Ferran Torres.
Alves? Ai po bën shumë mirë në stërvitje. Po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe është konkurrues. Ai është një profesionist i madh që do na ndihmojë shumë. /h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…