Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos është në ‘zjarr’ këtë sezon, teksa janë duke kaluar në një seri të jashtëzakonshme prej 33 fitoresh radhazi në të gjitha garat këtë edicion.
“Aspirinat” po vazhdojnë me hapa të sigurt drejt titullit kampion me tetë pikë më shumë se Bayerni që renditet në pozitën e dytë.
Kjo ka bërë që klubet e mëdha evropianë të hyjnë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e Alonsos për sezonin e ardhshëm.
Që të dyja, Bayern dhe Liverpool, janë në kërkim të zëvendësuesve të Tuchel dhe Klopp respektivisht, andaj kanë vënë syrin tek tekniku spanjoll.
Megjithatë, qëllimi i Alonsos është të marrë drejtimin e Real Madridit. Sipas një raportimi të ri nga Fussball News, Xabi po ‘ëndërron’ që të emërohet në krye të gjigantit spanjoll një ditë.
Për tani, Carlo Ancelotti është i paprekshëm në “Santiago Bernabeu”. Italiani së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin deri në 2026, që do të thotë se Xabi duhet të presë deri në atë kohë për të realizuar qëllimin e tij.
Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me shpresat e tifozëve madrilen, të cilët e shohin Alonson si kandidatin e tyre të preferuar për të zënë vendin e Ancelottit në të ardhmen./Telegrafi/
Policia e Durrësit, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e një zjarri…
Nejmar po i afrohet fundit të karrierës së tij, por ai ende ka ambicien për të qenë një lojtar kyç…
Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të…
Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u shndërrua në një simbol ndërkombëtar të seksit përpara se t’i kthente shpinën…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq…