Xabi Alonso ka folur për ofertën që pati nga Liverpooli për herë të parë që prej se “Të Kuqtë” emëruan në stol Arne Slot.
Pasi spanjolli e bëri të ditur vendimin e tij për të qëndruar tek Bayer Leverkuseni në muajin mars, Liverpooli u detyrua që të shikojë alternativa të tjera.
None found
Pas disa muajsh spekulimesh, u konfirmua se Slot do të bëhej trajneri i ri i ekipit, duke nisur punën tek klubi anglez që nga data 1 qershor.
Në një intervistë për CNN, Alonso foli në lidhje me raportimet e mëhershme se ai do të marrë “frenat” e Liverpoolit.
“Natyrisht, lidhja ime me Liverpoolin është ende aty. Kështu që jo, nuk pati ndonjë problem në atë drejtim”, ka thënë fillimisht Alonso.
Kur u pyet nëse kishte pasur bisedime me Liverpoolin, Alonso dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Kjo temë mbetet prapa perdeve”, u shpreh tekniku spanjoll, duke lënë të dyshohet se ka pasur kontakte mes dy palëve.
Alonso e udhëhoqi Leverkusenin drejt një sezoni të mrekullueshëm të cilin e përfunduan si të pamposhtur në Bundesliga, duke u shpallur kështu në fund kampion.
“Aspirinat” gjithashtu fituan edhe Kupën e Gjermanisë, por u mposhtën nga Atalanta në finalen e Ligës së Evropës.
“Ky është futbolli. Të përballemi me humbjen është pjesë e punës tonë. Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit”.
“Unë jam shumë i sigurt se kam intuitën që ndeshja me Atalantën do të më bëjë një trajner më të mirë, më të mirë se sa nëse do të kishim fituar tripletën”, përfundoi Alonso. /Telegrafi/
Modelja dhe moderatorja italiane, Melissa Satta, ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj në “Il Festival dello Spettacolo”…
Sipas raportimeve të mediave britanike, presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërmarrë një iniciativë të papritur për ta bindur bashkëkombësin e…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…
Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…
Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e…
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…