Xabi Alonso ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas fitores që Bayer Leverkusen e arriti ndaj Bayern Munichut në shtëpi, për të bërë një hap të madh në luftën për titull të kampionit.
Leverkusen tashmë ka pesë pikë më shumë në tabelë se sa Bayerni, pas fitores me rezultat 3-0 në “BayArena”.
Të besuarit e Alonsos mbeten të pamposhtur në këtë edicion të garave në Bundesliga, pasi kanë fituar 17 nga 21 ndeshjet e tyre këtë sezon.
Alonso kështu po vazhdon të tregojë aftësitë e tij si trajner dhe tani ka impresionuar tifozët me gjestin që bëri pas fishkëllimës përfundimtare të gjyqtarit.
Me një gjest klasi, spanjolli nuk dëshiroi që të merrte duartrokitjet nga tifozët e tij në tribuna, pa qenë pranë tij edhe pjesa tjetër e stafit të trajnerëve.
Është pikërisht kjo atmosferë pozitive një indikator i qartë që po reflekton edhe në rezultatet e klubit këtë sezon.
Rezultatet e mëdha që ka arritur me Leverkusenin kanë bërë që për Alonson të ketë interesim të madh nga klube të ndryshme në Evropë si Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid, mirëpo ai ka vendosur që t’i qëndrojë besnik klubit dhe ta mbyll sezonin me trofe./Telegrafi/
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…
Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…