Liverpooli ka njoftuar zyrtarisht se Jurgen Klopp, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit, do të largohet nga posti i trajnerit në fund të sezonit.
Kështu gjermani do të mbush pothuajse nëntë vite në stolin e klubit nga Anfield, gjatë të cilave fitoi gjithçka që fitohet në futboll.
Mediat angleze kanë parashikuar se kush duhet të jetë pasuesi i Jurgen Klopp te Liverpooli.
Sipas tyre shansin më të madh e ka Xabi Alonso, ish-lojtar i Liverpool-it dhe Real Madridit dhe sot trajner mjaft i suksesshëm i Bayer Leverkusenit.
Pas tij kandidat serioz është Roberto de Zerbi, trajneri aktual i Brighton, i cili gjithashtu ka treguar futboll të bukur me klubin anglez, duke shkruar histori sezonin e shkuar.
Asistenti aktual Pep Lijnders, po ashtu është në listë i treti, ndërsa vendet tjera plotësohen nga Francesco Farioli i Nice, Julian Nagelsmann i Gjermanisë dhe legjenda e klubit, Steven Gerrard.
Kandidatët për të marr drejtimin e Liverpoolit
Xabi Alonso
Roberto de Zerbi
Pep Lijnders
Francesco Farioli
Julian Nagelsmann
Steven Gerrard
/Telegrafi/
Një zjarr është evidentuar këtë mbrëmje pranë zonës së Pashalimanit në Orikum. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrëfikëset nga Vlora,…
Mamaja e Brikenës, pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka dhënë një intervistë…
Në aksin Librazhd-Elbasan, është krijuar fluks automjetesh duke krijuar një trafik kilometrik. Shkaqet kryesore të krijimit të kësaj radhe kilometrike…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Agim të Libofshës në Fier. Sipas policisë, një drejtues motori…
Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…