Futbollistët e Vushtrrisë do të luajnë ndeshjen e ardhshme kundër Dritës, pasi bojkotuan takimin me Ballkanin për të shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në klub dhe pagave të papaguara.
Grupi i tifozëve “Forca” ka njoftuar se, pas disa takimeve mes përfaqësuesve të tifozëve, lojtarëve dhe kryesisë së klubit, palët kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.
None found
Në komunikatën e publikuar, “Forca” e ka cilësuar marrëveshjen si zhvillim pozitiv, por ka kërkuar që angazhimet e ndërmarra të përmbushen dhe të mos mbeten vetëm premtime.
Sipas tifozëve, futbollistëve u duhen siguri, kushte dinjitoze dhe vlerësim për punën e tyre. Ndërkaq, klubi duhet të udhëhiqet me seriozitet, transparencë dhe përgjegjësi.
“FC Vushtrria është më shumë se një klub futbolli – është krenaria e qytetit tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e grupit të tifozëve.
Skuadra rikthehet në fushë në një periudhë të vështirë: Vushtrria gjendet në vendin e fundit të Superligës së Kosovës, me gjithsej tri pikë.
Vështirësive sportive u shtohet edhe rinovimi i stadiumit të qytetit, për shkak të të cilit Vushtrria po i zhvillon ndeshjet si vendase jashtë qytetit.
Pas marrëveshjes, fokusi është te përballja me Dritën dhe te hapat që klubi do të ndërmarrë për të dalë nga kriza sportive dhe organizative.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Izraelitët iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e para parlamentare që nga masakra e 7 tetorit 2023, në një…