Ish-futbollisiti i kombëtares së Bolivisë, Sergio Alberto Jáuregui është qëlluar për vdekje të dielën e shkuar. Sergio Alberto po luante futboll në lagjen Santa Ines, në Morelos të Meksikës në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.
Në momentin që 38-vjeçari doli nga fusha e lojës për t’u rihidratuar, autori hapi zjarr nga një distancë e afërt duke e qëlluar gjashtë herë ish-mbrojtësin bolivian. Sipas raportimeve nga mediat meksikane, thuhet se autori ka ikur me një motoçikletë që e priste në hyrje të lagjes ku ndodhi krimi.
Shërbimet e urgjencës shkuan shumë shpejt në vendngjarje, por nuk mundën ta shpëtonin Jáuregui. Kujtojmë që ky i fundit u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2015. /newsport.al/
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin…
Këtë të mërkurë, një aksident me vdekje është regjistruar në Belsh, ku një e moshuar humbi jetën. Sipas inofrmacioneve policore,…
Këtë të mërkurë, në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e…
Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, duke hapur rrugën për anëtarësimin formal të vendit…
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç…
Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i…