Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, i cili pak ditë më parë është transferuar në Bundesligën e Austrisë, ka qenë protagonist absolut me skuadrën e tij të re. Sulmuesi kuqezi ka shënuar dy gola për Tirolin, duke lënë gjurmë që në ndeshjen e parë me këtë ekip.
Fillimisht, Vrioni fitoi një penallti, që e shndërroi në gol duke i dhënë avantazhin skuadrës austriake, ndërsa pak minuta më vonë, shqiptari gjen sërish rrugën e rrjetës, duke dyfishuar shifrat për Tirolin. Pavarësisht dy golave të shënuar nga Vrioni, skuadra e Tirolit nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3.
Sulmuesi, i cili është në pronësi të Juventusit, u huazua për një vit te skuadra austriake e Zvarovski Tirol në mënyrë që të gjejë më shumë hapësira për të luajtur. 22-vjeçari duket se e ka lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për shumë muaj sezonin e kaluar dhe po rigjen formën e tij të dikurshme gradualisht.
Sigurisht, një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare që shpreson të mbështetet edhe te talenti i Vrionit në të ardhmen.
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…
Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…
Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para…
PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025, dhe…
Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj…