sport

Vranë grekun në Athinë, dalin para gjykatës 100 tifozë kroatë

Gati 100 tifozë kroatë të futbollit dolën para një gjykate në Athinë të mërkurën, për t’u përballur me akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për shkak të dyshimeve se u përfshinë në një përleshje vdekjeprurëse mes tifozëve më 8 gusht.

Të rinjtë e arrestuar – shumica e të cilëve e mbuluan kokën me fanellat e tyre për ta fshehur identitetin – dolën para gjykatësit një ditë pasi një tifoz 29-vjeçar grek u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës, duke e shkaktuar anulimin e ndeshjes kualifikuese mes klubit grek dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Zyrtarët e gjykatës thanë se gjykatësi i ngarkoi me aktakuzë të gjithë 103 të dyshuarit, përfshirë 97 qytetarët kroatë. Në aktakuzë janë përfshirë, po ashtu, edhe akuzat për sulme të shumta dhe posedim të jashtëligjshëm dhe përdorim të materialit shpërthyes.

Akuzat për vrasje ka mundësi të hidhen poshtë ndaj shumicës së pandehurve gjatë vazhdimit të hetimeve.

Video amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduar dhe katër mbesin të hospitalizuar.

Në vendet e tjera në Greqi, policia ka vendosur bllokada nëpër rrugë dhe i ka shtuar kontrollet nëpër kufij, në kërkim të të dyshuarve tjerë.

Autoritetet thanë se gjashtë shtetas kroatë u arrestuan duke tentuar të largoheshin nga vendi. Pesë nga ta u arrestuan në portin veriperëndimor, Igoumenista, ku po përgatiteshin të hipnin në një traget për Itali, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në një autobus për Shqipëri.

AEK-u i ka bërë thirrje shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, ta ndëshkojë “rëndë dhe menjëherë” Dinamo Zagrebin, duke shprehur zhgënjimin se ndeshja e parë e rrethit kualifikues do të zhvillohet në Zagreb në fund të këtij muaji.

Qeveria e Kroacisë dhe Dinamo e kanë dënuar fuqishëm sulmin në Athinë. Por klubi i Zagrebit i ka mbrojtur veprimet e veta, duke ngulur këmbë se ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet.

Dinamo i kundërshtoi thirrjet e AEK-ut që ajo të përjashtohet nga garat evropiane.

Ndërkohë, në një komunikatë të përbashkët, kryetarët e Athinës dhe Zagrebit, Kostas Bakoyannis and Tomislav Tomasevic, bënë thirrje për qetësim të situatës.

“Athina dhe Zagrebi kanë marrëdhënie miqësore, dhe si kryetarë, ne jemi të vendosur për fuqizimin e tyre. Kjo dhunë e pakuptimtë nuk ka vend në stadiumet, qytetet dhe shoqëritë tona”, thanë ata./ REL

të fundit

Shpendi pritet të largohet nga Cesena në janar, Cagliari në garë për transferimin e tij

Sulmuesi i Shqipërisë, Cristian Shpendi pritet që gjatë afatit kalimtar të largohet nga Cesena, ekip që bën gara në Serie…

10 minutes ago

Ronaldo i afrohet gjithnjë e më shumë kufirit prej 1.000 golash

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më shumë po i afrohet shifrës jubilare, një mijë golave në karrierë. Ronaldo ka…

10 minutes ago

OBRM-PDUKM njofton për 663 milionë euro investime kapitale në vitin 2027

Nga OBRM-PDUKM thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha."Për investime kapitale janë planifikuar 40,8…

12 minutes ago

Mourinho tregon si e përmbysi ndeshjen Real Madridi ndaj PSV-së

Jose Mourinho ka krahasuar dhomën e zhveshjes së Real Madridit me Las Vegasin, pas fitores bindëse të skuadrës së tij…

16 minutes ago

Shpëtim Hajdaraj u bën thirrje institucioneve të zbardhin vrasjet politike: Autorët u treguan më të fortë se shteti

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka bërë thirrje për zbardhjen e vrasjeve politike, duke rikujtuar atentatin…

19 minutes ago

Gacaferi kundërshton kritikat ndaj Osmanit pas deklaratës së Haradinajt

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, të cilës…

19 minutes ago