Vora ka bërë publik afrimin më të fundit në këtë merkato të nxehtë vere, duke zyrtarizuar sulmuesin brazilian Pedro Clemente.
Në njoftimin e shpërndarë pak minuta më parë, klubi vorak bën me dije se futbollisti 23-vjeçar do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur përgatitjet për sezonin e ri në Superiore.
None found
Clemente mbërrin me një profil interesant, teksa është formuar në akademinë e Gremios, klubit prestigjioz brazilian. Me këtë përvojë, ai shihet si lojtari i duhur për t’i dhënë më shumë freski repartit ofensiv të skuadrës së drejtuar nga trajneri Arjan Bellai.
Sulmuesi brazilian ka qenë pjesë e Torreenses, ndërsa gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në formë huazimi te skuadra të tjera si Dezembro dhe Varzim.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…