Vora ka bërë të ditur përbërjen e re të stafit teknik të akademisë për sezonin 2026/27. Drejtimi i ekipit U-19 i është besuar Gentian Brahimajt, me Erjol Merdinin në rolin e zëvendëstrajnerit.
Pas largimit nga futbolli i luajtur, Eni Imami do ta vazhdojë karrierën si trajner i skuadrës U-18. Ish-lojtari i Tiranës dhe Dinamos i bashkohet kështu akademisë vorake, ku Olti Gjoka do të drejtojë U-17-tën dhe Erdi Lazri do të jetë në krye të U-16-tës.
None found
Për ekipin U-15 do të përgjigjet Mustafa Sulaj, ndërsa Nelsi Mete do të punojë me grupmoshën U-14. Skerdilajd Musteqja është emëruar trajner i U-13-tës, kurse Besim Shehi do të drejtojë të rinjtë e ekipit U-11.
Në grupmoshat më të vogla, Erjon Cepunaj është caktuar trajner i U-10-tës dhe Amarildo Murati i U-9-tës. Stafi plotësohet nga Ardit Gjikola si përgatitës atletik, Jurgen Toska si trajner i portierëve dhe Nazmi Metaliu në detyrën e doktorit.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…