Categories: sport

Vonesa 10-sekondëshe e Viniciusit i kushton Real Madridit: rregulli i ri zbatohet për herë të parë

Real Madridi e hapi sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me një fitore 2-1 ndaj Interit në “Santiago Bernabeu”, por sfida u shoqërua edhe me një episod të veçantë, të lidhur me rregulloren e re për zëvendësimet.

Kylian Mbappe dhe Federico Valverde ishin autorët e golave për skuadrën madrilene, ndërsa Carlos Augusto shënoi për Interin në pjesën e dytë. Megjithatë, në fund të takimit vëmendja u përqendrua te një situatë tjetër.

Të lidhura

None found

Vinicius Junior duhej të zëvendësohej në minutën e 87-të nga Alvaro Carreras, por braziliani nuk arriti të largohej nga fusha brenda afatit prej 10 sekondash të parashikuar nga rregulli i ri.

Sipas dispozitës së re, lojtari që po zëvendësohet duhet të dalë nga fusha brenda 10 sekondave. Në rast se ai tejkalon këtë kohë, futbollisti që do të hyjë në lojë nuk mund të aktivizohet menjëherë dhe duhet të presë ndërprerjen e ardhshme të ndeshjes.

Për këtë arsye, Carreras u detyrua të qëndronte jashtë për disa çaste, ndërsa Real Madridi luajti përkohësisht me vetëm dhjetë futbollistë. Rasti i Viniciusit përbën një nga zbatimet e para konkrete të mënyrës se si rregulli i ri mund të ndikojë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago