Categories: sport

Vllaznia zyrtarizon Dario Ievën, italiani merr rolin e përgatitësit atletik te kuqeblutë

Vllaznia ka bërë të ditur vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale afrimin e Dario Ievës në stafin teknik. Specialisti italian do të ushtrojë detyrën e përgatitësit atletik, ndërsa vjen me formim në “Shkencat Sportive” dhe me licencat “UEFA C” dhe “UEFA Fitness”, çka pasqyron nivelin e tij profesional.

“Mirë se erdhe, Dario Ieva!

Të lidhura

None found

KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë pjesëtarin më të ri të stafit teknik, Dario Ieva, i cili do të marrë detyrën e Përgatitësit Atletik të ekipit tonë për sezonin e ri.

I diplomuar në Shkencat Sportive dhe i pajisur me licencat UEFA C dhe UEFA Fitness B, Dario sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin italian dhe atë shqiptar.

Me njohuritë e tij në përgatitjen fizike, analizën e të dhënave sportive, rehabilitimin e dëmtimeve dhe teknologjinë GPS, jemi të bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e performancës së ekipit.

I urojmë Darios suksese dhe mirëseardhje në familjen kuqeblu”, ka shkruar klubi i Vllaznisë.

Me këtë lëvizje, skuadra kuqeblu vijon t’i kushtojë vëmendje çdo detaji, duke synuar rritjen e nivelit profesional brenda ekipit. Objektivi madhor mbetet pjesëmarrja historike në grupet e Conference League, pa lënë mënjanë edhe rikthimin te titulli në Superiore.

të fundit

Akili i thotë Norës se prioritet ka lojën, jo Rronin

Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte…

11 minutes ago

Berisha në Durrës: Zgjedhjet u zhvilluan si farsë, Rama dhe grupet kriminale do të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

19 minutes ago

Musk apelon vendimin për mashtrim ndaj aksionerëve të Twitter, në lojë 2.6 miliardë dollarë

Elon Musk i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar rrëzimin e një…

23 minutes ago

Sokolova: Flakët nisën pranë derës së pasme, ndërsa turma u bllokua te hyrja kryesore

Burimi i zjarrit në diskoteken "Pulse" në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të…

25 minutes ago

Lapaj: Përplasjet në PS ngjajnë me luftë bandash; opozita duhet të kapërcejë egot për të fituar Tiranën

Adriatik Lapaj, në një intervistë për “News24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te përplasjet brenda Partisë…

29 minutes ago

Spiropali warns she will speak tomorrow; Shehaj: Reveal the government’s scandals or stay silent

Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se…

31 minutes ago