sport

Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin: Nuk ishte dëshira ime të largohesha

Largimi i Qatip Osmanit në këtë formë, 4 javë përpara fundit, befasoi jo pak opinionin publik, por me sa duket ka kapur të papërgatitur edhe vetë trajnerin, i cili në reagimin e tij për mediat shprehu keqardhjen për këtë vendim, pasi ekipi i tij ishte ende në garë për titullin kampion:

“Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual. Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit. Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.

Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lartë për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë.

Tani në largim, dua të falënderoj në veçanti futbollistët që kisha në përbërje, falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët në klub dhe jashtë, stafin teknik, njerëzit që më kanë mbështetur, mediat për bashkëpunimin e tyre korrekt, si dhe tifozerinë shkodrane dhe qytetin e Shkodrës për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe. Kjo periudhë do mbetet gjithmonë në kujtesën time për mënyrën e veçantë si u trajtuam nga të gjithë në këtë aventurë të futbollit. KF Vllaznisë i uroj shumë fat e suksese në të ardhmen”, tha ai.

të fundit

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

3 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

3 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

4 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

4 hours ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

5 hours ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

5 hours ago