sport

Vllaznia nuk di të fitojë as në “Loro Boriçi”, Krymi i shpëton nderin (VIDEO)

Vllaznia ka barazuar kundër Egnatias në shtëpi me rezultatin 1-1. Barazimi i katërt radhazi për shkodranët, që nuk dinë të fitojnë në javët e fundit të kampionatit.

Vllaznia e nisi me një rast të mirë shënimi në minutën e 14-t, por Aralica nuk mundi të godiste dhe në tentativën e Djurdjevic mbrojtësit e Egnatias e largojnë topin në vijën fatale. SHIKO VIDEON

Të lidhura

None found

Jonuzi më pas tentoi në dy raste të befasonte nga jashtë zone, por pa sukses. Egnatia e befasoi Vllazninë në minutën e 40-të, kur Ilirid Ademi iu shkëput mbrojtjes kuqeblu dhe i vetëm me Zogovic nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. SHIKO VIDEON

Shkodranët e nisin me vrull pjesën e dytë dhe tentojnë golin fillimisht me Jonuzin. Mesfushori kuksian ishte protagonist më pas me një pasim për Da Silva, i cili pranë portës e çoi topin jashtë. Mundësi e artë shënimi. SHIKO VIDEON.

Egnatia mund të realizonte edhe golin e dytë, por Zogovic ishte vendimtar me ndërhyrjen ndaj brazilianit Jackson. Kur nuk shënon e pëson dhe këtë herë Vllaznia nuk fali me Ardit Krymin, i cili realizoi golin e 3000-të të kuqebluve. SHIKO VIDEON.

Diagne, Adili dhe Aralica tentuan me çdo formë të shënojnë edhe golin e fitores për Vllazninë në minutat e mbetura, por portieri Puja e Egnatias nuk e lejoi golin e dytë dhe rrogozhinasit morën një pikë në Shkodër ndaj Vllaznisë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

8 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago