Categories: sport

Vllaznia ka dy javë kohë për të vendosur kush do ta pasojë Edi Martinin në stol

Kanë mbetur 14 ditë deri në rikthimin e “Abissnet Superiore”, ku do të luhet java e 6-të. Ndërsa skuadrat përgatiten për të vijuar sezonin ose për të përmirësuar rezultatet, Vllaznia duhet të zgjidhë fillimisht situatën e trajnerit.

Të lidhura

None found

Prej disa ditësh konsiderohet e mbyllur periudha e Edi Martinit në “Loro Boriçi”, por largimi i tij ende nuk është bërë zyrtar. Për drejtimin e skuadrës janë shqyrtuar disa emra, mes tyre Ergi Borshi, ish-zëvendëstrajneri, i cili ka qenë në stol gjatë ndeshjeve të fundit.

Borshi, 30 vjeç, shihet si kandidatura më konkrete për të marrë drejtimin në këtë periudhë delikate. Përvoja e tij pranë klubit të Shkodrës e favorizon, ndërsa ditët e fundit ai ka udhëhequr edhe seancat stërvitore. Megjithatë, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Një mundësi tjetër është Vioresin Sinani, aktualisht drejtor teknik. Kalimi i tij në një rol tjetër duket më i vështirë për shkak të detyrës që mban, por çështja pritet të marrë drejtim në ditët në vijim. Fillimisht, pritet komunikimi zyrtar për largimin e Martinit dhe më pas nisja e një cikli të ri.

Pas 14 ditësh Vllaznia do të presë Dinamon në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e rikthimit në Superiore. Deri atëherë pritet të bëhet e qartë se kush do të drejtojë nga stoli skuadrën shkodrane në përpjekjen për t’u ringritur.

të fundit

North Macedonia aims to increase the number of foreign workers

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski njoftoi dje se vendi në përgjithësi…

2 minutes ago

Law students warn of protests: Jurisprudence exam must be held entirely in Albanian

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit "Nënë Tereza" sot kanë mbajtur takim informues pas mosdakordimit për çështjen e Jurisprudencës dhe…

2 minutes ago

MEPSO seeks a 97% increase in its service fee; ERC to set new prices from January 1

MEPSO kërkon një rritje të çmimit të shërbimit të saj me më shumë se 97 përqind, si pjesë e procedurës…

3 minutes ago

Kurti zhvillon takime me përfaqësuesit diplomatikë, ZKM: Mori urime për zgjedhjen e Presidentes dhe stabilitetin institucional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Europian, atë të EULEX-it, ambasadorë…

7 minutes ago

Kosova pret hapa përpara për marrëveshjet rajonale në samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen më 22 tetor në Mal të…

7 minutes ago

Berisha: Në protestë s’ka asnjë gjurmë të Antifa-s, Rama po trembet se po i afrohet momenti i përgjegjësisë

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha deklaroi se lëvizjet protestuese të ditëve të fundit nuk përmbajnë…

7 minutes ago