Categories: sport

Vllaznia i dërgon sinjal Tiranës para Klasikes, Balaj dhe përvoja e tij në sulm ndezin duelin

Klasikja e parë shqiptare e këtij sezoni, mes Vllaznisë dhe Tiranës, do të luhet më 24 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përballja do të nisë në orën 18:30.

Para ndeshjes, klubi shkodran ka publikuar një foto me informacionet kryesore të takimit, ku përfshihen data, java, stadiumi dhe orari. Në qendër të imazhit është qendërsulmuesi Bekim Balaj, i rrethuar dhe i përqafuar nga bashkëlojtarët.

Të lidhura

None found

Balaj shihet si një pikë e rëndësishme e repartit ofensiv të kuqebluve dhe si një “stekë e vjetër” përpara portës. Sulmuesi shkodran ka veshur më herët edhe fanellën e Tiranës, gjatë sezonit 2011–2012, periudhë në të cilën fitoi 3 trofe me bardheblutë: 2 Kupa dhe 1 Superkupë.

Në 47 paraqitje me Tiranën, Balaj realizoi 20 gola, duke u shfaqur si një finalizues i rrezikshëm përballë portës kundërshtare.

të fundit

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Kosova duhet të avancojë drejt anëtarësimit në OKB

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të…

2 minutes ago

Konjufca i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë lavdërimin e spastrimit etnik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen…

2 minutes ago

Të shtëna në Tiranë, një person gjendet pa jetë në një automjet në zonën e “Vasil Shantos”

Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në…

10 minutes ago

Doue i jep avantazhin PSG-së, parizienët kryesojnë ndaj Barcelonës pas 45 minutash

Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës.Francezët kanë qenë më të mirë në 45 minutat…

13 minutes ago

Vedat Muriqi luan 62 minuta në barazimin e Fenerbahces kundër Slavia Pragës

Fenerbahce ka lëshuar dy pikë në shtëpi ndaj Slavia Pragës, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës…

13 minutes ago

Peter N. Due bën thirrje për zbardhjen e sulmeve në Banjskë dhe ndaj Ibër-Lepencit

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje për bashkëpunim…

13 minutes ago