Vllaznia do të përballet me Vorën në një takim miqësor të planifikuar për të shtunën, në orën 17:30, në stadiumin “Loro Boriçi”.
None found
Me sezonin e ri të Superiores që nis më 22 gusht, të dyja ekipet po punojnë për të qenë në formën e duhur. Përballja mes tyre do të shërbejë si një tjetër provë përpara fillimit të kampionatit.
Te skuadra shkodrane mbizotëron optimizmi, i ndikuar edhe nga rezultatet e fundit në ndeshjet përgatitore. Pavarësisht se merkatoja nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë, me Edi Martinin në stol besohet se Vllaznia po gjen gradualisht ritmin e duhur.
Vora, e cila ishte surpriza e sezonit të kaluar, ka treguar nivel të mirë në miqësoret e zhvilluara në Turqi nën drejtimin e Arjan Bellait. Në tregun e transferimeve, klubi ka ndjekur një qasje të veçantë, duke afruar kryesisht futbollistë të rinj dhe me potencial për të shpërthyer.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…