sport

Ndrryshojnë vlerat e futbollistëve në La Liga, Bellingham me rritje rekorde

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave, Transfermarkt ka përditësuar vlerat e tregut të La Ligës, ku rritjen më të madhe e ka bërë ylli i Real Madridit, Jude Bellingham.

Bellingham është fituesi i madh i përditësimit dhe tani është i barabartë me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në grupin e lojtarëve më të vlefshëm në botë.

Të lidhura

None found

Liderët e ligës, Girona vendosën një standard të ri duke rritur vlerën e skuadrës së tyre me 64 milionë euro – kjo shumë nuk është vetëm një rekord për Albirrojos, por edhe i padëgjuar në futbollin evropian.

Para se të shkojmë në Girona, do të duhet të flasim për Bellingham. Anglezi 20-vjeçar, i cili iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund për një tarifë transferimi që kalon 100 milionë euro, pa vlerën e tij të tregut të rritet për herë të dytë nga 30 milionë euro që nga transferimi i tij.

Rreth 100 km në jug, rivalët katalanas të Gironas, Barcelona, ​​morën rënien më të madhe në vlerën e skuadrës me një rënie prej 44 milionë euro.

Nëntë lojtarë janë zhvlerësuar me nga 10 milionë euro, mes tyre Pedri, Frenkie de Jong, Raphinha, Joao Cancelo dhe Joao Felix si dhe Robert Lewandowski.

Tani me 180 milionë euro, Bellingham bëhet vetëm lojtari i dytë i La Ligës pas Lionel Messit (në 2018) që arrin këtë pikë referimi.

Në renditjen e La Ligës, Bellingham ka kaluar shokun e tij të skuadrës, Vinicius Junior, me të cilin dikur ishte në krye të renditjes. Braziliani, i cili aktualisht është i dëmtuar, mbetet në vlerësimin prej 150 milionë euro.

Pas tyre vijnë lojtarët tjerë të Real Madridit si Rodrygo Goes dhe Federico Valverde me vlerë 100 milionë euro, ndërsa në pozitat tjera renditen Edouardo Camavinga, Gavi, Pedri dhe Aurelien Tchouameni me vlerë prej 90 milionë eurosh.

Në dhjetëshe renditen edhe Frenkie de Jong me vlerë 80 milionë euro dhe Ronald Araujo dhe Eder Miliato me vlerë 70 milionë euro. /Telegrafi/

të fundit

Rikonstruimi i Qeverisë në seancën e 112-të të Kuvendit, ndryshimet në dikastere dhe emrat e rinj

Kuvendi do të fillojë sot seancën e 112-të, e cila do të diskutojë rikonstruimin e Qeverisë, përkatësisht shkarkimin e disa…

3 minutes ago

Rëndohet tragjedia në Venezuelë, viktimat nga tërmeti i dyfishtë kapin shifrën 4,490

Autoritetet venezueliane kanë përditësuar bilancin tragjik të tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin, duke raportuar se numri i jetëve të…

5 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Sam Neill, protagonist i “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare aktori i mirënjohur nga Zelanda e Re, Sam Neill. Njoftimi u dha nga të afërmit…

6 minutes ago

“Do ta vëmë në gjumë”, ish-ylli i Anglisë paralajmëron Lionel Messin para ndeshjes historike

Ish-lojtari i Anglisë, Joe Cole, ka ndezur atmosferën para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, duke…

11 minutes ago

Laporta konfirmon afrimin e Adeyemit te Barcelona dhe flet me superlativa për Deco

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se është shumë pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.Presidenti i…

11 minutes ago

Aksident në Lushnje/ Përplaset nga fuoristrada, e moshuara përfundon në spital

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e fshatit Zhamë-Sektor, ku një automjet tip fuoristradë…

12 minutes ago