Klubi anglez Oldham Athletic ka konfirmuar se ka nisur një hetim të brendshëm ndaj sulmuesit të tyre, Kian Harratt, pas përfshirjes së tij në një incident të dhunshëm pranë një pishine në Ibiza.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë 23-vjeçarin duke hedhur një karrige drejt një grupi pushuesish, e cila më pas goditi një grua, duke shkaktuar përplasje dhe kaos në zonën e pishinës në San Antonio.
Sipas Daily Mail, gruaja e goditur po përpiqej të ndërhynte për të ndalur një përleshje mes miqve të Harratt dhe një grupi tjetër pushuesish. Incidenti u filmua dhe u bë viral në rrjetet sociale.
Një dëshmitar, Brandon Watkins, tregoi në Facebook se një grup djemsh po silleshin në mënyrë të papërshtatshme, duke spërkatur me ujë dhe hedhur topa mbi pushuesit, gjë që përshkallëzoi situatën në përleshje fizike.
Harratt reagoi duke thënë se nuk kishte synuar ta godiste gruan, por e kishte hedhur karrigen në hakmarrje, pasi ajo e kishte sulmuar më parë. Ai përshkroi gjithashtu një tjetër të përfshirë në incident si “ngacmues dhe i frikshëm”.
Një tjetër dëshmitar, Kyle Crawford, deklaroi se ai dhe miqtë e tij ndërhynë pasi Harratt dhe shokët e tij po silleshin keq me një grup grash, madje po gjuanin me topa të vegjël turistë të tjerë.
Klubi i Oldhamit reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke thënë se ka nisur një “hetim të plotë” dhe se “dënon fuqimisht çdo formë dhune”. Deri në përfundimin e hetimeve, klubi nuk do të bëjë komente të tjera.
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…