Lajm i mirë nga grumbullimi i Holandës në lidhje me gjendjen fizike të Matthijs De Ligt: mbrojtësi i Juventusit ka lënë pas dëmtimin në rrëzë të kofshës.
Një informacion i shkëlqyer nga infermieria e “Tulipanëve”, pasi trajneri Frank de Boer tani do të ketë në dispozicion një element thelbësor që do të japë shumë më tepër siguri në lojën mbrojtëse duke nisur që nga përplasja e radhës me Austrinë. Kujtojmë që në sfidën e parë ndaj Ukrainës, e fituar 3-2 nga Holanda, skuadra e de Boer pësoi dy gola që tregoi dobësitë që ka kjo skuadër në prapavijë kur nuk luan de Ligt, aq më tepër që për arsye dëmtimi ka humbur Europianin edhe Virgil van Dijk.
Holanda, pas suksesit të arritur ndaj Ukrainës mund të konsiderohet e kualifikuar në fazën tjetër, pasi vështirë se do të dështojë të marrë pikë më Austrinë apo Maqedoninë e Veriut.
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…