Juventusi është fare pranë arritjes së një marrëveshjeje me Liverpulin për transferimin në Torino të sulmuesit Roberto Firmino. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat italiane.
Në fakt, prej ditësh në mjediset e Juventusit qarkullojnë zërat për një afrim me Roberto Firminon. Dhe, duket se një bazë qëndron, teksa gazeta “Corriere dello Sport” e ka bërë thuajse të mbyllur kalimin e Firminos te bardhezinjtë.
None found
Juventusi ndodhet në SHBA për një turne veror dhe që nga andej ka ardhur lajmi për një marrëveshje të mundshme me Liverpulin. Madje, gazeta italiane në fjalë ka shkuar edhe më tej, duke dhënë edhe hollësitë financiare të transferimit të mundshëm të brazilianit drejt “Zonjës së Vjetër”.
Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë një propozim serioz Liverpulit, duke i ofruar 22.6 milionë euro për shërbimet e brazilianit.
Firmino ka qenë një nga pikat e rëndësishme të Liverpulit të Jyrgen Klopit, teksa ka lënë gjurmë në “Anfield” me 98 gola në 327 ndeshje. Firmino iu bashkua Liverpulit në vitin 2015 dhe me shumë gjasa nuk ka ndonjë dëshirë të madhe të lejojë largimin e tij.
Por sipas gazetës italiane, ai do ta ketë të pamundur të mbajë në skuadër brazilianin, i cili kërkon një vend titullari që gjermani nuk mund t’ia garantojë. Kujtojmë se disa javë më parë Liverpuli humbi një tjetër lojtar të rëndësishëm, teksa Sadio mane u transferua te Bajerni.
Me largimin e Firminos, Klop do të shihte t’i çmontohej pak nga pak treshja e mrekullive Mane-FirminoSalah. Gazeta “Corriere dello Sport”, veç të tjerash, ka saktësuar se edhe vetë braziliani e ka parë me një sy pozitiv transferimin e tij në Serinë A, teksa objektiv tjetër primar për të është të sigurojë një vend në delegacionin e Brazilit për në Botërorin 2022. Gazeta pretendon se bisedimet mes Liverpulit dhe Juves janë në një fazë të avancuar.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me…
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…
Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…