E ardhmja e Vinicius Junior ka marrë një zhvillim të ri. Vetëm disa orë pas takimit me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës, sulmuesi brazilian ka larguar fotografinë e profilit dhe të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram.
Profili i 25-vjeçarit në këtë platformë ndiqet nga rreth 64 milionë persona, ndaj veprimi i tij shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Vinicius nuk ka ofruar asnjë sqarim, duke lënë të hapura interpretime të ndryshme rreth arsyes së këtij vendimi.
None found
Një pjesë e tifozëve të Real Madridit e konsiderojnë këtë lëvizje si një shenjë të mundshme largimi. Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një fushatë marketingu që mund t’i paraprijë njoftimit për kontratën e re.
Sipas raportimeve, Real Madridi i ka dorëzuar brazilianit një propozim të përmirësuar dhe bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit tashmë ndodhen në një etapë vendimtare. Megjithatë, marrëveshja ende nuk është arritur, pasi palët vazhdojnë të kenë dallime, kryesisht lidhur me pagën dhe të drejtat e imazhit.
Pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje, Perez është i bindur se Vinicius do ta nënshkruajë kontratën e re.
Ndërkohë, Arsenali vazhdon të shfaqë interes të fortë për sulmuesin. Mediat angleze bëjnë të ditur se klubi londinez po i monitoron nga afër zhvillimet, me synimin për të përfituar në rast se negociatat mes lojtarit dhe Real Madridit përfundojnë pa sukses.
Raportimet më të fundit nga Spanja, megjithatë, tregojnë se klubi madrilen vazhdon të jetë optimist për arritjen e marrëveshjes. Bisedimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…