Vinicius Junior ka rrëfyer për herë të parë si ka nisur puna me Jose Mourinhon, ndërsa bëri të ditur se tekniku portugez i ka kërkuar të mos ndryshojë stilin e lojës që e ka dalluar gjithmonë.
None found
Braziliani u rikthye në Valdebebas gjatë javës së katërt të përgatitjeve të Real Madridit për sezonin e ri, një zhvillim që mori vëmendje të madhe. Sulmuesi pati takimin e parë me Mourinhon dhe mes tyre duket se u krijua menjëherë një marrëdhënie e mirë.
Duke folur për Real Madrid TV, Vinicius tregoi përshtypjet nga ditët e para të punës me trajnerin e ri, si dhe për atmosferën brenda ekipit.
“Gjithçka ka shkuar shumë mirë që prej rikthimit. Po njihem me trajnerin dhe lojtarët e rinj, ndërkohë që po punojmë me intensitet të lartë. Mourinho më ka kërkuar të vazhdoj të jem ai që kam qenë gjithmonë: i lumtur, pozitiv dhe të luaj futbollin tim”, u shpreh Vinicius.
Ylli i Real Madridit nënvizoi gjithashtu peshën që ka faza përgatitore, duke shpjeguar se synimi kryesor i skuadrës është arritja e nivelit më të mirë të mundshëm fizik.
“Është e nevojshme të përgatitemi mirë fizikisht, në mënyrë që gjatë sezonit të kemi sa më pak lëndime dhe të gjithë futbollistët të jenë të gatshëm”, shtoi braziliani.
Sipas Viniciusit, puna gjatë kësaj periudhe po zhvillohet me ritëm tepër të lartë, madje me nga dy seanca stërvitore brenda ditës.
“Dje u stërvitëm dy herë, ndërsa sot zhvilluam një seancë. Ky është ritmi me të cilin po ecim. Sot punuam në palestër dhe kryem ushtrime të shkurtra, me më shumë ngarkesë për këmbët”, tregoi ai.
“Seanca ishte e mirë dhe në fund të gjithë ishim shumë të lodhur. Tani duhet të pushojmë për t’u përgatitur për nesër. Kjo është faza përgatitore dhe ne duhet të jemi gati”, përfundoi Vinicius.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të vendit.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Kurti tha se me zgjedhjen…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare përgjatë…
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor, regjistruan rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore për konsum gjatë…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare përgjatë…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i…