sport

Vinicius Junior gati të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti europian përgatit ofertën marramëndëse për brazilianin

Vinicius Junior mund të jetë ylli i madh që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror, duke marrë parasysh se Los Blancos do të përforcohen me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ka konfirmuar largimin nga PSG në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në kryeqytetin spanjoll.

Të lidhura

None found

Ndërkohë vendin e Mbappes te PSG mund ta zë një yll i Real Madridit, braziliani Vinicius Junior që është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Defense Central’, PSG e ka bërë prioritet transferimin e Vinit dhe janë gati të bëjnë një ofertë të çmendur në drejtim të Real Madridit.

Kampionët e rinj të Francës janë të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro për Vinicius Junior, ku braziliani do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

23-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar 21 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

PSG e dëshiron me çdo kusht transferimin e brazilianit dhe besojnë se oferta prej 300 milionë eurove do ta bind Realin që të lë të lirë brazilianin të transferohet në Parc de Princes.

Në rast se bëhet realitet ky transferim, atëherë Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke kaluar bashkëkombësin e tij Neymar JR i cili kishte kaluar te PSG nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

15 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

21 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

45 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

45 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

45 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

51 minutes ago