sport

Vinicius Jr nuk i ndahet “luftës” ndaj tij: Racistët e kanë vendin në burg

Beteja e Vinicius vazhdon. Braziliani i Realit të Madridit, në një postim në ‘X’ denoncoi të tjera episode të rënda të racizmit në La Liga.

‘Këtë fundjavë nuk do të luaj, por vetëm këtë të shtunë në Spanjë patëm tre çështje të tjera racizmi”.

Sulmuesi që pak ditë më parë në lot kishte shprehur të gjithë dhimbjen dhe irritimin e tij për episodet e shumta të diskriminimit shton: E gjithë mbështetja ime shkon për Acunan dhe për trajnerin e Sevilla-s Quique Flores.

Referimi është për pezullimin për disa minuta të sfidës mes Getafes dhe Sevillas për disa fyerje raciste nga tribuna në adresë të Acuna dhe të teknikut.

Në Serinë C spanjolle episodi i tretë, gjatë sfidës mes Sestao River dhe Rayo Majadahonda portieri i miqve Cheik Sarr la fushën pasi kishte pësuar një gol për shkak të ofendimeve nga tifozët që ishin pas porte.

Gjithçka u shoqërua nga momente nervozizmi në fushë që sollën dhe përjashtimin e portierit me origjinë senegaleze që la fushën teksa shokët e skuadrës e shoqëruan në shenjë solidariteti, me Vinicus që shton: “Sarr dhe Rayo Majadahonda ju them, uroj që kurajoja juaj të frymëzojë dhe të tjerët. Racistëve duhet t’u çirret maska dhe loja nuk mund të vazhdojë nëse janë prezentë në tribuna. Do të fitojmë vetëm kur racistët do të lënë stadiumet për të shkuar drejt e në burg, vendi që meritojnë”, u shpreh Vinicius. /abcnews.al

të fundit

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…

8 minutes ago

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi…

9 minutes ago

Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër Presidentes së Komisonit Evropian, Ursula von…

29 minutes ago

SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin…

34 minutes ago

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit Belinda Ballukut, reagon kryeministri Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pasi SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen…

53 minutes ago

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen…

1 hour ago