Categories: sport

Vinicius Jr: Lufta kundër racizmit ka për mua më shumë peshë se çdo gol në fushë

Vinicius Junior ka theksuar se për të, angazhimi kundër racizmit vlen më shumë se çdo sukses që mund të arrijë si futbollist.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Real Madridit ka spikatur te Brazili në Kupën e Botës 2026, ku në tri ndeshjet e para ka realizuar katër gola dhe është renditur mes golashënuesve më të mirë të turneut.

Ai ka shënuar një gol ndaj Marokut, një tjetër kundër Haitit, ndërsa në triumfin përballë Skocisë ishte autor i dy golave.

Pavarësisht formës së shkëlqyer në fushë, 25-vjeçari vlerëson më shumë ndikimin që mund të ketë jashtë saj.

“Ato që arrij jashtë fushës janë shumë më të rëndësishme sesa ato që arrij brenda saj, sepse në këtë mënyrë ndihmoj shumë më tepër njerëz”.

Vinicius pranoi se futbolli ende nuk ka bërë mjaftueshëm në përballjen me racizmin, megjithatë ai shpreson që gjërat të ndryshojnë për brezat që do të vijnë.

“Sigurisht që përparimi është i ngadaltë, por shpresoj të vazhdojë, në mënyrë që brezi i ardhshëm të mos vuajë. Kam një vëlla shtatëvjeçar dhe shpresoj që ai të mos përballet kurrë me racizëm”.

Ai shtoi se dëshiron të vazhdojë të arrijë suksese në fushë, por njëkohësisht të jetë frymëzim për të rinjtë me ngjyrë që nuk kanë mundësinë të dëgjohen si ai.

“Dua të arrij gjëra të mëdha në fushë, por edhe të vazhdoj të frymëzoj të rinjtë me ngjyrë, të cilët nuk kanë zërin që kam unë”.

Duke komentuar Kombëtaren e Brazilit, Vinicius u shpreh i bindur se kjo skuadër ka cilësitë për t’ia dhënë vendit titullin e gjashtë kampion bote.

“Kjo është një gjeneratë që lufton fort për ta rikthyer Brazilin në majë. Ylli i gjashtë po vonon shumë, por kemi mësuar shumë gjatë viteve të fundit”.

Lojtari foli edhe për paraqitjet e tij në Botëror, duke treguar se kishte punuar gjatë gjithë sezonit për të arritur nivelin maksimal në këtë turne.

“E thashë edhe para nisjes së turneut se isha në formën më të mirë teknike, fizike dhe psikologjike. Kam punuar shumë gjatë sezonit për të qenë 100 për qind gati”.

“Nuk pata asnjë dëmtim dhe nuk humba asnjë ndeshje me Real Madridin. Sa më shumë punon, aq më shumë fat krijon”.

Në fund, braziliani ndau edhe një episod argëtues, duke treguar se goli me kokë ndaj Skocisë erdhi pas një basti me një nga trajnerët e stafit teknik të Brazilit.

“Nuk shënoj zakonisht me kokë. Sot kisha vënë bast me një nga trajnerët. Në gjithë karrierën time kam shënuar vetëm dy ose tre gola me kokë. Tani do të më duhet të zgjedh dhuratën”.

të fundit

Refuzimi i Mehmetit për kalimin në Championship, Cicani zbulon prapaskenat e marrëveshjes 9 milionëshe me Wrexham

Anis Mehmeti, Armando Broja dhe Ernest MuçiEdhe pse u përfol për largimin e Anis Mehmetit nga Ipswich Town në merkaton…

56 seconds ago

Zbulohet afati i rikthimit të William Salibas te Arsenali

William Saliba mund të rikthehet në ndeshjet zyrtare në dhjetor, nëse rikuperimi i tij nga fraktura në shpinë vazhdon pa…

2 minutes ago

Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Pas një dite me diell dhe temperatura deri në 26 gradë celsius, gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash do…

2 minutes ago

Xi Jinping në Uashington: Kina dhe SHBA, fuqi udhëheqëse në inteligjencë artificiale, përgegjësi për ta orientuar drejt së mirës së përbashkët

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se si Kina ashtu edhe SHBA-ja janë kombe kryesore në inteligjencën artificiale dhe kanë përgjegjësinë…

8 minutes ago

Besnikëria që sfidon kohën: Kamberi dhe Abrashi, dy shqiptarët që udhëheqin nga kapitenë në Zvicër

Lindrit Kamberi i Zurichut dhe Amir Abrashi i Grasshopperit kanë kaluar nëpër periudha dhe situata të ndryshme në klubet ku…

14 minutes ago

Rrustemi i bën thirrje PDK-së dhe AAK-së për konsensus: Synimi është presidenti, jo zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosje e ka prioritet zgjedhjen e Presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan…

20 minutes ago