Ish-sulmuesi i Inter-it, Bobo Vieri ka folur gjatë një interviste për “Corriere della Sera” duke dhënë mendimin e tij personal për sulmuesin më të mirë por jo vetëm.
“Sulmuesi më i fortë në Evropë është Dusan Vlahoviç. Performanca e tij flet qartë kështu nuk kemi pse e mohojmë këtë gjë. Ai shënon shumë dhe është një sulmues i pastër. Bashkë me të edhe Haaland, të dy janë shumë të fortë për mua”.
Gjithashtu Vieri shprehet se kush do e fitojë Skudeton këtë sezon.
“Skudeto? Mendos se përsëri Inter. Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer duke mbajtur ritmin që Conte la pas. Madje tashmë shoh një grup shumë të kompletuar dhe shumë të fortë.
Në Itali ka shumë ekipe të forta si Milan, Napoli, Atalanta dhe Juventus por Inter është favoriti për të fituar”, kështu është shprehur Bobo Vieri./ h.ll/albeu.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…
Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës…
“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…