Po flasim për një ish-perandori, ndër vendet më të pasura të globit. Gjithsesi, edhe në Britaninë e Madhe kontrasti është i madh, sidomos kur krahason zonat më të varfëra në Londër apo qytete të tjera, me luksin në shtëpitë e futbollistëve profesionistë të Premier League.
Nga një këndvështrim i tillë nuk të duket aspak e papritur që një vjedhje ka ndodhur në shtëpinë e “yllit” të Newcastle, Joelinton. Mesfushori ofensiv brazilian nuk ishte në “sarajet” e tij mbrëmjen e kësaj të shtune, pasi u ndodh në “St. James’ Park” për të ndjekur sfidën që Newcastle luajti ndaj Manchester City në kampionat.
None found
Vjedhësit, që padyshim i kanë ndjekur lëvizjet e Joelinton, përfituan nga rasti dhe realizuan grabitjen në lagjen ekskluzive që quhet “Darras Hall Houm”. Për fat, Joelinton mori një sinjal alarmi në telefonin e tij celular dhe njoftoi forcat e rendit.
Sipas policisë vendore në Northambria, në shtëpi nuk kishte shuma monetare në kohën e vjedhjes, ndërsa mësohet se banda ishte e përbërë nga tre persona.
Natyrisht, ky nuk ishte rasti i parë i këtij lloji, pasi vjedhje u kanë ndodhur edhe lojtarëve të tjerë si Grealish apo De Bruyne të Manchester City.
Një futbollist profesionist në Premier League fiton mesatarisht 240 mijë paundë në javë, ndërsa mjaft të rinj mund të punojnë edhe për më pak se 300 apo 400 paundë në javë. Joelinton mbërriti te Newcastle në 2019 dhe aktualisht fiton 4.5 milionë paundë në sezon. /abcnews.al
Goli i Ernest MuçitËshtë thjesht spektakolar! Ernest Muçi nuk është mjaftuar me asistin e dhënë në fundin e pjesës së…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë…
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…