Al Hilal është kampion i Arabisë Saudite për sezonin 2023/2024. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus, triumfoi në shtëpi 4-1 përballë Al Hazem, duke u shpallur kampion 2 javë para përfundimit të kampionatit.
Një sezon fantastik nga ana e Al Hilal, të cilët kanë dominuar nga fillimi e deri më tani.
None found
Në 31 ndeshje të luajtura, skuadra njeh vetëm 2 barazime, ndërsa ka fituar plot 29 herë, duke mos e provuar shijen e humbjes në kampionat.
Rivali më i fortë për ta ishte skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassr. Këta të fundit renditen në vendin e dytë, me plot 11 pikë më pak.
Portugezi mbyll kështu vitin e 2-të radhazi pa titull kampion në Arabi.
Pas ndeshjes së sotme, i gjithë ekipi dhe stafi i Al Hilal u mblodhën në fushën e blertë për të festuar titullin e 19-të në histori të klubit.
Festës iu bashkua edhe Neymar Jr, me brazilianin që e mbylli më herët sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…