Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të stadiumit St Mary’s të Southamptonit – vetëm disa orë para ndeshjes së kampionatit të skuadrës kundër Preston North End.
Skuadra e Russell Martin do të jetë në aksion në shtëpi të mërkurën në orën 20:45, pasi ata kërkojnë të vazhdojnë të shtyjnë për rikthim në Ligën Premier.
Por pamjet u shfaqën herët pasditen e së mërkurës që tregojnë një ndërtesë industriale pranë stadiumit – që besohet të jetë një fabrikë – që është kapluar nga zjarri.
Zjarrfikësit janë munduar me të gjitha forcat që ta lokalizojnë zjarrin e madh, ndërsa në deklaratë thuhej: “Ekuipazhet janë duke tentuar ta lokalizojnë zjarrin në Marine Parade Southampton. Thirrja fillestare erdhi në orën 14:05”.
“Zjarri po prek njësitë industriale pranë stadiumit të futbollit St Mary. Aktualisht janë tetë makina zjarrfikëse, dy makina me shkallë të larta dhe mjete të tjera të specializuara”.
“Njerëzit në zonë këshillohen të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura për shkak të sasisë së tymit”, thuhej më tej në njoftim.
Nuk dihet në këtë fazë nëse do të ndikohet ndeshja e Southamptonit.
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…